Kryente sulme me bomba të improvizuara, arrestohet 65-vjeçari në New York!
Policia në White Plains, New York, arrestoi një burrë 65-vjeçar të martën vonë me akuzën e prodhimit dhe përdorimit të armëve shpërthyese në masë. Sipas CBS News në shtëpinë e tij u gjetën 25 pajisje shpërthyese të improvizuara.
Sipas stacionit televiziv, fqinjët e Raymond Elders thirrën policinë pasi dëgjuan një seri shpërthimesh në zonë.
Policia arrestoi shpejt 65-vjeçarin, në shtëpinë e të cilit hetuesit gjetën materiale për ndërtimin e një pajisjeje shpërthyese të improvizuar.
Rrjeti televiziv amerikan theksoi se zyra e prokurorit ka pamjet që tregojnë të moshuarin në trotuarin e rrugës së tij duke mbajtur në dorë një pajisje shpërthyese të improvizuar dhe një çakmak.
Pamjet filmike, të datuara më 18 mars, tregojnë të dyshuarin duke ndezur pajisjen shpërthyese të improvizuar dhe duke u larguar, e më pas duke shpërthyer.