VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korçës
Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarku i Korçës gjatë orëve të fundit, duke përfshirë kryesisht zonat malore të këtij rajoni.
Sipas informacioneve nga terreni, reshje dëbore janë regjistruar edhe në aksin Boboshticë–Dardhë, ku trashësia e dëborës varion nga 20 deri në 25 centimetra.
Aktualisht, kontraktorët ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve si dhe për kriposjen e tyre, me qëllim mbajtjen e akseve të kalueshme dhe shmangien e problemeve në qarkullim.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat me lartësi të mëdha, ku prania e dëborës dhe ngricave mund të krijojë vështirësi në qarkullim.