'Anashkalim i Parlamentit'/ Ndoja: Qeveria po tenton autokracinë përmes reformave dhe referendumit
Reformat territoriale dhe zgjedhore, të cilat në thelb duhet të garantonin përfaqësim më të drejtë dhe shërbime më cilësore për qytetarët, po denoncohen nga opozita si një skemë e mirëorganizuar e maxhorancës për të deformuar garën dhe për të zgjatur qëndrimin në pushtet.
I ftuar në “Kafe Shqeto”, deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, u shpreh se opozita ndodhet në Parlament jo vetëm për të dokumentuar farsën zgjedhore, por edhe për të qenë pjesë e dy proceseve vendimtare: reformës territoriale dhe asaj zgjedhore.
Sipas Ndojës, përballë mungesës së votave për ndryshime kushtetuese, maxhoranca po kërkon të hapë një rrugë alternative përmes një ligji për referendumet, i cili do të lejonte miratimin e ndryshimeve të rëndësishme me shumicë të thjeshtë.
Për opozitën, kjo përbën një precedent të rrezikshëm që mund të çojë në përqendrim të pushtetit dhe dobësim të mekanizmave demokratikë.
Deklarata e plotë:
“Tani ka lindur domosdoshmërisht dhe diçka që për fat të mirë, ndoshta jo të gjithë kolegët, por një pjesë e kanë kuptuar çfarë u kam thënë në fillim që, Partia Demokratike duhet të jetë në parlament edhe për faktin se ky zotëria që është sot kryeministri i shqiptarëve, i delegjitimuar për mua për shkak të zgjedhjeve se si janë bërë dhe për shumë faktorë të tjerë, tentoi ta kthejë Shqipërinë në autokraci totale nëpërmjet ligjeve dhe mënyrës se si funksionon me parlamentin.
Katër vota të PD-së, ato katër vota i duhen për të shkuar në numrin, për të bërë ndryshime kushtetuese.
Duke mos i pasur këto katër vota të PD-së, të cilat me listën e anëtarëve zëvendësues, praktika e mëparshme ka sjellë që ka ndryshuar kod zgjedhor e të tjera e të tjera me radhë dhe ka bërë siç i ka dashur vetë.
Tani shtrohet problemi që këto katër vota e detyrojnë ato që të bëjnë një ligj për referendumet, mbi bazën e të cilës 50% plus 1 e pjesëmarrësve, mund të ndryshojë edhe formën e organizimit të shtetit. Pra nga një republikë parlamentare
Po ta shikoni dhe në aspektin e politikës ndërkombëtare, i është afruar francezëve në koncept, pasi francezët kërkojnë republikë gjysëm presidenciale, kërkojnë që për çdo vendim për hyrjen në Bashkimin Europian të një anëtari të ri, e kalojnë në referendum.
Duke mos pasur mundësinë për shkak të kushtetutës, se si është bërë, kalon çështje të caktuara me referendum dhe bën ligjin për referendumet që të jetë me një shumicë të thjeshtë. Atë që s'mund ta bëjë me 94 deputetë.
Ta bëjnë me qytetarët të cilët për shkak të demagogjisë, propagandës së shtypit edhe mund të keqinformohen.
Pra, është dhe një arsye kjo, e kam përmendur në fillim, po s'e kanë kuptuar shumë vetë, s'e kanë kuptuar as te PD-ja vetë aty, një pjesë e juristëve tanë.
Pse është, PD-ja aty në parlament. Pra me anëtarë liste zëvendësues do ishte bërë nami. Tani kthehemi te reforma territoriale.
E thatë shumë mirë dhe po ju përgëzoj sepse jeni shumë i qartë, konçiz.
E gjitha kjo, reforma territoriale dhe kodi zgjedhor, por ky është parakushti, precondition, për të kaluar te ajo, bëhet vetëm në favor të rezultatit elektoral.
Që do të thotë, janë studiuar kuti për kuti, qendër votimi, numri i votuesve të majtë, të djathtë, atyre që janë gri, atyre që ndodhen jashtë vendit, me qëllim që të bëhet reformatimi i hartës së re, për të arritur një rezultat elektoral sa më të pranueshëm për të mbajtur dhe një herë pushtetin.
Nga kjo harta e re elektorale, nga supozimet e ekspertëve, rezulton që Partia Demokratike mund të humbë deri në katër mandate, ndërkohë që Partia Socialiste mund të humbë tetë mandate.
Dhe ku do përpiqen që të shtyhen partitë, partitë, këto vota do përpiqen të shtyhen tek partitë e vogla.
Atëherë, kjo lloj ndarje dhe ky lloj ekspozimi me ato të ashtuquajturat parti të vogla, janë të ekspozuara dhe ndaj rrezikut që duke mos pasur koalicion parazgjedhor, atëherë votat nuk digjen më për shkak të uljes së pragut, por janë të ekspozuar që të bëjnë kompromis me atë që është favoriti për të qenë në pushtet".