ShBA do të dërgojë aeroplanmbrojtësen USS George Bush në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në Lindjen e Mesme aeroplanmbajtësen USS George H.W. Bush, e cila do t’i bashkohet USS Abraham Lincoln dhe USS Gerald R. Ford, në mes të luftës së vazhdueshme kundër Iran.

[USS George Bush]

Lajmi raportohet nga The Wall Street Journal, duke cituar burime nga zyrtarë amerikanë.

Ndërkohë, ditët në vijim të konfliktit në Lindjen e Mesme pritet të jenë “vendimtare”, paralajmëroi më herët gjatë ditës Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

“Kemi gjithnjë e më shumë opsione, ndërsa ata gjithnjë e më pak… Brenda vetëm një muaji ne po vendosim kushtet; ditët në vijim do të jenë vendimtare”, deklaroi Hegseth gjatë një konference për shtyp.