Dramë italiane në Zenicë, të kaltrit dështojnë të shkojnë në botëror për të tretën herë radhazi

Për të tretin edicion radhazi Boterori do të luhet pa Italinë! Të kaltrit përjetuan në Zenicë një tjetër mbrëmje zhgënjyese, duke humbur mundësinë e fundit që kishin për të luajtur në eventin më të madh të futbollit në Mekiksë, SHBA dhe Kanada.

Skuadra e Gennaro Gattusos uë përfundimisht në goditjen e penalltive, pasi koha e rregullt dhe dy kohët stesë u mbyllën në barazim 1-1.

E pabesueshme ajo që ndodh në goditjet e 11-metërshave: për Italinë babon fillimisht Espozito, realizon Tonali, por dështon edhe Cristinate, që godet traversën, ndërsa për vendësit u treguan njëri pas tjetrit Tahirovic, Tabakovic, Alajbegovic dhe Bajerktarevic.

Një fushatë eliminatoresh e nisur shumë keq nga Italia, me humbjen e thellë ndaj Norvegjisë, dhe e mbyllur me një dështim të rëndë në Zenicë, përballë Bosnjë Hercegvinës.