VIDEO/ Berisha mesazh shqiptarëve në Britani: Votoni kandidaten e Partisë Konservatore, Anila Skeja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një mesazhi u ka kërkuar shqiptarëve në Londër që të votojnë për kandidaten e Partisë Konservatore, Anila Skeja.

Berisha shprehet në mesazhin e tij se, Anila Skeja, e cila është një përfaqësuese dinjitoze e gruas dhe vajzës shqiptare, një përfaqësuese dinjitoze e të gjithë komunitetit të Barnetit lindor.

Mesazhi i kryetarit të PD, Sali Berisha:

Të dashur bashkëkombëse dhe bashkëkombës të mi me banim në Barnetin lindor, në Londër, Britaninë e Madhe.

Me këtë mesazh dëshiroj t'ju përshëndes shumë përzemërsisht. Por gjithashtu t'ju ftoj ju për të mbështetur kandidaten e partisë konservatore, një demokrate e zjarrtë, zonjën Anila Skeja, e cila është një përfaqësuese dinjitoze e gruas dhe vajzës shqiptare, një përfaqësuese dinjitoze e të gjithë komunitetit të Barnetit lindor.

Anila ka një karrierë të gjatë në Partinë Konservatore dhe ka vlerësime të mëdha nga kjo parti. Ajo studion tani për master në King's College, por ka ka patur gjithmonë kohën që krahas vullnetarisë private, t'i përkushtohet komunitetit dhe problemeve të tij.

Ndaj dhe ju ftoj të votoni për Anila Skeja, një përfaqësuese e merituar, plotësisht e komunitetit shqiptar që do të nderojë familjen, komunitetin dhe të gjithë zonën si anëtare e parlamentit vendor të Barnetit lindor.