Pse SPAK nuk merr në pyetje Ramën? Franc Nuri: Minimumi që duhej të ishte bërë prej kohësh

Marrja në pyetje e kryeministrit, si person që ka dijeni për ngjarjet, konsiderohet si hapi minimal që duhet të ishte ndërmarrë prej kohësh thotë juristi Franc Nuri në një prononcim për Task Forcë në Syri Tv.

Ai shton se nuk ekziston asnjë pengesë ligjore apo kushtetuese që e ndalon SPAK të hetojë kreun e ekzekutivit. Kushtetuta dhe ligji organik i japin kësaj strukture kompetencë të plotë për të hetuar çdo zyrtar, përfshirë kryeministrin, ministrat dhe deputetët.

Por pavarësisht skandaleve të shumta dhe raporteve ndërkombëtare që e cilësojnë Shqipërinë si një vend me nivel të lartë korrupsioni dhe një "autokraci elektorale", kryeministri aktual, Edi Rama, nuk është marrë kurrë në pyetje apo vënë nën hetim penal

Sonila Meço: A ka ardhur koha të paktën kryeministri, kur del duke justifikuar të gjithë këta njerëz që kanë rënë tashmë në rrjetën e SPAK-ut, të paktën të pyetet si një person në dijeni?

 Franc Nuri: Është një pyetje që ne e kemi ngritur prej kohësh, pra diçka që e kemi kërkuar të ndodhi prej kohësh. Është gjëja më minimale të merret në pyetje kryeministri i një vendi nga më të korruptuarit në në planet, siç e thonë raporte ndërkombëtare, një vend që tashmë konsiderohet si një vend që nuk organizon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra, zgjedhje ka, njerëzit votojnë, por realisht nuk ka garë, realisht nuk ka demokraci reale. Të tjerë votojnë dhe të tjerë numërojnë. Pra, me gjithë këto problematika që ka Shqipëria, me gjithë këto skandale që Syri Televizion fatmirësisht i ekzpozon herë pas here dhe është një nga mediat e rralla, le ta themi në Shqipëri, që i nxjerr dhe guxon t'i nxjerri këto skandale, me gjithë këto skandale, një mal me skandale aq sa vetë fjala skandal ka humbur sensin, sensin edhe logjikën e saj, duhet ishte ishte minimale që të ishte marrë në pyetje.

 Nuk kemi asnjë pengesë ligjore. Pra nuk ka asnjë element i cili mund të pengojë mbërritjen tek kryeministri si njeri na ndihmon ne të kuptojmë se çfarë ka ndodhur.

Asnjë pengesë nuk ka.

Atëherë, SPAK në Shqipëri, referuar kushtetutës, referuar ligjit të tij organik, referuar Kodit të Procedurës Penale në përgjithësi, ka kompetencë të plotë për të hetuar kryeministrin, ministra, deputetët.

Në teori, në Shqipëri, gjithmonë në teori, askush nuk është mbi ligjin. Në praktikë, çfarë ka ndodhur? Nuk ka asnjë rast që kryeministri në detyrë, prej 2013 Edi Rama, të jetë marrë në pyetje si i dyshuar apo të jetë nën hetim penal. Të paktën zyrtarisht nuk kemi informacion deri tani që flasim për këtë. Ndërkohë janë hetuar ministra, kryetarë bashkish, ish-kryetarë bashkish, zyrtarë të lartë, ish-zyrtarë të lartë e të tjerë e të tjerë. Pra, ka një goditje selektive poshtë nivelit të kryeministrit. Por çfarë ndodh në vendet e tjera të rajonit që kanë bërë reforma në drejtësi të ngjashme apo të përafërta me Shqipërinë.

Po marrim Rumaninë. Një model goxha agresiv po themi i reformës në drejtësi, ku ka prodhuar dhe rezultate. Prokuroria speciale atje,  ka hetuar kryeministra në detyrë, lider partish në pushtet. Kemi, diferenca kryesore kyçe midis SPAK-ut në Shqipëri dhe Prokurorisë Speciale në Rumani. Në Rumani ka arritur në nivelet dhe në majat e pushtetit hetimi, duke i çuar në burg lider të partive në pushtet dhe kryeministra në detyrë.

Në Shqipëri, hera e parë që u ngritën akuza dhe hetime ndaj zëvendëskryeministres në detyrë dhe kemi katër muaj që jemi në një krizë politike tashmë në mazhorancë. Dhe përpara pak javësh e mbrojtën në parlament si kurrë më parë zv/kryeministren Balluku, s'kishte ndodhur kurrë, e paprecedent që të refuzohej një kërkesë e prokurorisë për lejimin e arrestimit, qoftë shtëpi apo arrest me burg të një deputeti.