O sa mirë me qenë shqiptar.. Shikoni atmosferën festive në Prishtinë në prag të ndeshjes me Turqinë

Syri Tv sjell video nga atmosfera festive që ndihet kudo në Prishtinë. Pjesa qendrore e Prishtinës tashmë është mbushur me qytetarë dhe tifozë të shumtë.

Dëgjohen thirrjet ‘O sa  mirë me qenë shqiptarë’.

Qytetarë dhe tifozë që mbajnë në duar flamuj e pankarta me mbishkrime  pak orë para ndeshjes historike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës.

Tifozë nga Kosova dhe Turqia qëndrojnë bashkë në shumë hapësira në sheshet e kryeqytetit, e për asnjë moment nuk i ndalin këngët, thirrjet dhe brohoritjet e tyre. Ndeshja nis në orën 20;45 minuta në stadiumin 'Fadil Vokrri'