U lirua nga qelia në gusht të 2025-ës/ SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros, ja arsyeja

SPAK ka kërkuar rikthimin në burg të Jorgo Goros, pasi Apeli i Posacëm konfirmoi dënimin me 2 vite burg.

Prokuroria thotë se Jorgo Goros nga përllogaritjet i kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë burg për të vuajtur.  Jorgo Goro u lirua më 29 gusht të vitit qe lam pas 2025.

Urdhri i ka kaluar Policisë së Shtetit, por deri në këto momente nuk është ekzekutuar.  Ndërkohë në Gjykatën e Posacme nëprëmjet avokatëve mbrojtës Jorgo Goro ka  revokuar zbatimin e vendimit për dënimin e tij.

Më 25 Mars të këtij viti Gjykata e Apelit, la në fuqi në fuqi dënimin me dy vite burg për Jorgo Goron, lidhur me dosjen e tjetërsimit të një prone në zonën e Livadhës.

Me 30 korrik 2025, Jorgo Goro u dënua me 2 vite burg, për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Ceshtja ai e apeloi.

Gjithashtu, Goro është dënuar me 5 vite ndalim për të mbajtur funksione publike.

Ish-kryebashku socialist i Himarës Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.

Goro fillimisht u arrestuar për një çështje tjetër si pjesë e një skeme tjetërsimi pronash në bregdet nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, përmes miratimit të kalimit të një toke shtet në pronësi fundore të Artan Gaçit, bashkëshorti i deputetes Olta Xhaçka, i shpallur investitor strategjik nga qeveria “Rama”. Për këtë çështje, Goro u deklarua fajtor dhe u dënua më 13 mars me 2 vjet e 20 ditë burg.