‘Sistemi zgjedhor toksik për pluralizmin’/ Bylykbashi: PD kërkon rikthimin e koalicioneve parazgjedhore
Partia Demokratike kërkon riktihimin e koalicioneve parazgjedhore në Kodin Zgjedhor, sipas modelit të mëherëshëm.
Këtë kërkesë e ka bërë përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi në komisionin e ‘Reformës Zgjedhore’, duke theksuar se ‘koalicioni i përbërë, ku çdo parti përfaqësohet me siglën e vet, është një model që përballoi dy sisteme’ .
Bylykbashi: Ky sistem është sistem toksik për partitë politike, pluralizmin dhe demokracinë. Ky sistem s’ka lidhje me atë që i duhet shqiptarëve. Ky sistem vret funksionimin e partive në parlament dhe qeveri. Ky sistem duhet të iki patjetër. Ja ku jemi, hajd ta diskutojmë. S’mund të fshihemi, ky sistem nuk riparohet më, është hibrid.