Karçanaj 4 apartamente dhe.../ Dosja e AKSHI-t, SPAK dhe BKH zbarkojnë në Palasë, kontrolle në vilat e Agasit dhe E. Beqirit
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, agjentët e BKH-së dhe SPAK-ut kanë zbarkuar në një kompleks vilash në Palasë, ku kanë ushtruar kontrolle në vilat e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar.
Ndërkohë, SYRI TV mëson se agjentët e BKH-së kanë zbuluar edhe një vilë të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, për të cilën Rama konfirmonte me siguri se jetonte me qira.
SYRI TV
Në një kohë që Kryeministri Edi Rama, teksa merrte në mbrojtje grupin e strukturuar kriminal që operonte pranë AKSHI-t, argumenti i tij kryesor për pafajësinë e Karçanajt ishte se ajo jeton me qira.
Por hetimet e BKH-së dhe SPAK-ut kanë nxjerrë zbuluar Kryeministrin Edi Rama, pasi konfirmojnë se bashkëpunëtorja e tij më e ngushtë prej dy dekadash në bashki dhe në qeveri, Mirlinda Karçanaj, veç katër apartamenteve, ka edhe vilë luksoze në Palasë, pranë bashkëpunëtorit të saj Ergys Agasi, i cili është në kërkim nga SPAK-u.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një operacion kontrolli në një kompleks luksoz në Palasë, ku në fokus të hetimeve janë Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj, teksa vilat e tyre në këtë kompleks janë kontrolluar nga agjentët.
Gjatë aksionit, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë sekuestruar materiale dhe pajisje nga vilat, të cilat pritet të analizohen si pjesë e provave në kuadër të hetimit.
Ndërkohë, burime pranë SYRI TV bëjnë me dije se agjentët e BKH-së kanë kontrolluar edhe një vilë në Qerret që dyshohet se i përket Mirlinda Karçanajt.
Kjo e fundit ka mohuar pronësinë e vilave, por SPAK-u dyshon se janë vendosur në emër të personave të tretë.
Nga ana tjetër, pak ditë më parë u publikua edhe deklarata e pasurisë së Mirlinda Karçanajt, ku rezulton se ajo dhe bashkëshorti zotërojnë katër apartamente dhe një ullishte prej 1,500 m².
Ndërkohë, në kuadër të këtij hetimi, Ergys Agasi është nën hetim nga SPAK-u së bashku me biznesmenin Ermal Beqiri dhe persona të tjerë të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që manipulonte tenderët publikë të AKSHI-t.
Agasi dhe Ermal Beqiri vijojnë të jenë në kërkim nga autoritetet shqiptare.