SPAK kontrolle në disa vila në jug të vendit, dyshohet tek personat të lidhur me dosjen e AKSHI

Spak ka ushtruar kontrolle në disa objekte në jug të vendit gjatë orëve të kësaj mbrëmjeje përmes agjentëve të BKH në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI, raporton për Syri-n, Fatjon Gjinaj.

Mësohet se kontrollet janë ushtruar në vila e resorte të zonës përmes agjentëve të BKH në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI.

Kontrollet janë bërë me vendim të GJKKO në disa vila në Palasë, por jo vetëm ndaj subjekteve të kësaj dosje përfshirë, ish drejtuesen e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, Ermal Beqiri, Ergys Agasi. Mësohet se janë sekuestruar edhe sende materiale dhe pajisje për llogari të hetimit.

Kujtojmë se për aferën e AKSHI është akuzuar drejtpërdrejt edhe kryeministri Rama, nga opozita dhe mediat investigative, ku thuhet se sipas dosjes del për shkak të lidhjeve nepotike, ka favorizuar marrjen e tenderave për baxhanakun e tij, Armand Fagu, madje kompanive të personit në fjalë i janë kryer nga thesari i shtetit 800 pagesa brenda një viti.

LEXO EDHE: Pagoi baxhanakun 800 herë brenda vitit/ Rama: AKSHI është krenaria jonë