BE e kundërshtoi hapur- Parlamenti izraelit miraton mes duatrokitjeve, ligjin për dënimin me vdekje për terroristët!
Knesseti miratoi leximin përfundimtar të projektligjit që prezanton dënimin me vdekje në Izrael për akte terrorizmi, duke u miratuar me 62 vota pro dhe 48 kundër.
Kryeministri Benjamin Netanyahu votoi pro, ndërsa një nga partitë ultra-ortodokse në koalicion e kundërshtoi atë, ndërsa ligji mori mbështetjen e partisë opozitare të Avigdor Lieberman.
Sipas tekstit, kushdo që shkakton qëllimisht vdekjen e një personi në një akt terrorizmi, me qëllim që të mohojë ekzistencën e Shtetit të Izraelit, i nënshtrohet dënimit me vdekje.
Teksti përfundimtar parashikon që gjykata ka fuqinë për ta kthyer dënimin në burgim të përjetshëm, si dhe për të vendosur dënimin me vdekje, edhe nëse nuk kërkohet nga prokuroria dhe pa pasur nevojë për unanimitet midis gjyqtarëve.
Sipas tekstit, kushdo që shkakton qëllimisht vdekjen e një personi në një akt terrorizmi, me qëllim që të mohojë ekzistencën e Shtetit të Izraelit, i nënshtrohet dënimit me vdekje./ ANSA.