Ancelotti ritakohet me legjendën kroate: Nuk ka një tjetër si ai në botë
Trajneri i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka folur në konferencë për shtypin në prag të miqësores ndaj Kroacisë, duke vlerësuar punën e ekipit të tij dhe duke vlerëuar mesfushorin kroat, Luka Modrić.
Ancelotti theksoi se fokusi i tij është te ndeshja e ardhshme dhe jo te kombëtarja italiane:
“Shpresoj që Italia të kualifikohet në Botëror, por nesër nuk do ta ndjek ndeshjen e tyre. Duhet të përgatitemi mirë për përballjen tonë me Kroacinë.”
Trajneri italian u shpreh i kënaqur me ecurinë e Brazilit deri tani:
“Kemi nevojë për qetësi dhe besim, sepse i gjithë stafi është i bindur se jemi në rrugën e duhur. Puna që kemi bërë deri tani është e mirë.”
Vëmendje të veçantë ai i kushtoi edhe Luka Modrić, aktualisht pjesë e Milanit, me të cilin ka bashkëpunuar më parë te Real Madridi:
“Modriçi mund të luajë në çdo pozicion të mesfushës. Është një mesfushor i kompletuar dhe modern, një nga lojtarët më të mirë që kam stërvitur ndonjëherë. Është një profesionist i jashtëzakonshëm, me pasion të madh për futbollin.”
Në fund, Ancelotti e cilësoi yllin kroat si unik në futbollin botëror:
“Nuk ekziston një lojtar si Modriçi në tregun botëror.”