E pandehura e Ramës sfidon publikisht BE-në dhe SPAK: Shfaqet në vendin e krimit…

Për shkak të mos dorëzimit të saj para drejtësisë, Shqipërisë i janë stopuar proceset integruese me Bashkimin Europian. 

Titullarët më të lartë të BE-së, nga Marta Kos e deri në nivelet më të ulëta janë shprehur qartë se bllokada që Edi Rama i ka krijuar drejtësisë për të mbrojtur Belinda Ballukun do ta penalizojnë procesin integrues.

Por Edi Rama, për të mbrojtur vartësen, kësisoj edhe veten e tij ka hedhur në erë integrimin europian dhe pasaportën europiane që ua tundte shqiptarëve gjatë fushatës elektorale të 11-Majit.

Sot Belinda Balluku është rikthyer në vendin e krimit elektoral, në Fier, qark në të cilin nën udhëheqjen e saj u krye një nga masakrat elektorale më të mëdha në Shqipëri në dy dekadat e fundit.

Rikthimi i saj në krye të punëve është një mesazh i qartë, të mbyturit, janë të gatshëm të mbysin një vend të tërë dhe sigurisht edhe partinë që pretendojnë se përfaqësojnë. Çdo socialist po paguan kosot e hajdutërisë Rama - Balluku, dyshe që ka kapur për fyti Partinë Socialiste dhe vendin.

Nuk dihet nëse e shohin apo jo përfaqësuesit e BE-së në Tiranë karshillëkun që po i bën kjo dyshe, por një gjë është e sigurtë, në Bruksel kjo dyshe tashmë është në rreth të kuq dhe për shkak të tyre po penalizohet një popull i tërë.

Për t’u sjellë në vëmendjen e publikut është edhe përgjumja e SPAK-ut, të cilët thjeshtë bëjnë sehir dhe bëjnë sikur punojnë.

Më poshtë shfaqja demonstrative e të pandehurës Belinda Balluku në Fier, në nisje të turit propagandistik, “Punët e Shqipërisë”:

Fitorja historike në qarkun e #Fierit nuk është thjesht një rezultat zgjedhor, është besimi i njerëzve, është zëri i çdo qytetari që na ka dhënë forcë për të ecur përpara. 
Por ne jemi Partia Socialiste që nuk di të ndalet.

Në mbledhjen e Asamblesë së zgjeruar të Partisë Socialiste në qarkun Fier, nisëm një rrugëtim të ri riorganizimi dhe rienergjizimi, me një qëllim të vetëm: të jemi më të fortë, më të bashkuar dhe më pranë njerëzve. Sepse forca jonë e vërtetë është te qytetarët.

Çdo ditë do të jemi në terren, në çdo komunitet, duke dëgjuar me vëmendje, duke kuptuar çdo shqetësim dhe duke ndërtuar së bashku të ardhmen që meritojmë.