Bosnjë-Itali, Gattuso: Jemi bërë kampionë edhe pa qenë më të fortët, zhgënjim nëse...

Në stadiumin ‘Bilino Polje’ në Zenicës, trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, mbajti konferencën e tij për shtypin në prag të sfidës ndaj Bosnjë Hercegovinës, një ndeshje vendimtare për kualifikimin në Kupën e Botës 2026 në SHBA.

Gattuso filloi duke theksuar rëndësinë e ndeshjes:

“Është një moment vendimtar, e dimë mirë unë, stafi dhe lojtarët e mi. Luajmë kundër një ekipi të fortë, me lojtarë cilësorë dhe të fuqishëm fizikisht. Duhet një Itali e madhe për të arritur ëndrrën e rikthimit në Botëror.”

Ai foli edhe për arsyet për të qenë optimist:

“Shpresoj të mos i zhgënjej. Do të zbresim në fushë me dëshirë dhe vendosmëri. Ky është aspekti më i rëndësishëm i historisë sonë futbollistike: jemi bërë kampionë edhe pa qenë më të fortët, por me përkushtim dhe sakrificë.”

Për sfidat dhe frikën: “Kur je lojtar apo trajner, ndeshjet janë të vështira, sidomos kur nuk mund të gabosh. Së fundi, kemi përmirësuar shumë aspektin taktiko-mental në shtatë muajt e fundit. Preferoj një ekip që sillet mirë në fushë dhe që pëson më pak, edhe nëse nuk duket shumë spektakolar.”

Për kushtet e stadiumit: “Nuk duhet të fokusohemi tek gjendja e fushës. Nëse është e keqe, është për të dy ekipet. Duhet të mendojmë për cilësinë e kundërshtarit.”

Për trajnerin boshnjak, Sergej Barbarez: “Është një trajner i përgatitur, që di të fitojë respektin e lojtarëve të tij. Një ish-lojtar i rëndësishëm i përfaqësueses boshnjake, që tregon lojë të fortë dhe inteligjencë taktike.”

Për kualifikimin e Italisë në Botëror: “Nëse nuk kualifikohemi, do të jetë një zhgënjim i madh dhe unë do të marr përgjegjësitë e mia si trajner. Por, për momentin, fokusi është tek ndeshja dhe lojtarët.”

Për eksperiencën në Hajduk dhe mentalitetin ballkanik: “Kam kaluar një vit të bukur tek Hajduku. Te kombëtarja boshnjake shoh një ekip me lojtarë fizikisht të fortë, shumë të rinj, që nuk kanë frikë, dhe pres të shohim këtë forcë fizike në fushë.”

Për Džekon: “Kemi një miqësi të mirë prej disa vitesh. Sezonin e kaluar, kur isha tek Hajduku, mund të kishte ardhur të luante aty. Si lojtar dhe si njeri ka vlera të mëdha. Nuk më habitën fjalët e tij sot.”

Për Locatellin: “Ka luajtur mirë, zgjedhja ime ishte taktiko-teknike. Ka pesë zëvendësime kyçe që mund t’i përdorim.”

Për fizicitetin e Bosnjës dhe zgjedhjen e sulmuesve: “Do të vendosim nesër. Nuk dua të bëj favor kundërshtarëve. Ata janë të fortë teknikisht dhe fizikisht. Shpresojmë të bëjmë sa më pak gabime.”

Për përmirësimet e ekipit italian: “Jemi një grup i bashkuar. Në fillim pësonim gola të parëndësishëm, tani jemi më të fortë dhe më të kujdesshëm. Disa lojtarë po rikuperojnë nga dëmtime, por shoh përkushtim dhe dëshirë për të arritur këtë objektiv. Jam krenar për këtë ekip, edhe nëse gjërat shkojnë keq, shpresoj të mos ndodhë.”