VIDEO/ Zhulali: Propozimi Rama-Vuçiç nuk shmang reformat, rrezikohet edhe Kosova
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, ka deklaruar se çdo nismë rajonale, përfshirë propozimet e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, nuk mund të shmangë detyrimet themelore që lidhen me reformat dhe standardet europiane.
E ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në Syri TV, Zhulali theksoi se edhe nëse vende si Shqipëria dhe Serbia do të bëheshin pjesë e tregut europian apo hapësirës Schengen pa qenë anëtare të plota të BE-së, ato sërish do të duhej të përmbushnin kritere të forta për demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Këto standarde janë të panegociueshme dhe përbëjnë bazën e vlerave europiane tha Zhulali duke shtuar se . ‘Reformat nuk mund të shmangen, pavarësisht formulave që propozohen,’ u shpreh ajo, duke theksuar se vendet që janë pjesë e këtyre mekanizmave, edhe pa qenë anëtare të BE-së, respektojnë të njëjtat parime demokratike.
Zhulali ngriti shqetësimin se bashkëpunimi i propozuar mes Ramës dhe Vuçiçit mund të ketë pasoja negative për Kosovën. Ajo argumentoi se një skemë e tillë mund t’i japë mundësi Serbisë të shmangë presionin për njohjen e Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve.
‘Kjo gjë ka dy aspekte. Aspekti i parë është që edhe nëse propozimi i Ramës dhe Vuçiçit do të merrej në konsideratë, në fakt Shqipëria dhe Serbia, dhe gjithë vendet e tjera të rajonit, do të duhet të përmbushin kritere shumë herë më të forta se thjesht të qenit vend anëtar i BE-së.
Pra, reformat nuk i shmangin dot. Asnjë nga ato që Edi Rama apo Vuçiç mendon se do t'i bëjnë bisht, ëh në lidhje me shtetet ëh e para me vendosjen e ëh sistemit demokratik në vend, pastaj me sundimin e ligjit dhe të gjitha aspektet e lidhura me të, këto janë të panegociueshme dhe nuk ndryshojnë edhe nëse bëhesh vend anëtar i BE-së apo nëse qëndron thjesht si pjesë e Shengenit dhe tregut europian.
Po të shikoni hartën e vendeve që janë pjesë e këtyre zonave, po nuk janë vende anëtare, do të shikoni që ato janë ëh njësoj në përmbushje të kritereve ëh të demokratike, pra të thelbit të asaj që quhen parimet dhe vlerat kryesore europiane dhe pastaj ato kanë zgjedhur të mos jenë vende anëtare për shkak të disa përcaktimeve të tjera të brendshme që kanë.
Por gjithsesi përmbushin kriteret siç thashë të të qenit vende demokratike ku sundon ligji. E dyta, ajo që është më e rrezikshmja për këtë bashkautorësi të Edi Ramës me Vuçiçin, është se ky propozim jo vetëm që penalizon Shqipërinë, por vë në rrezik Kosovën, siç e kemi shpjeguar dhe herë të tjera.
Sepse presidenti serb do të ishte shumë i interesuar që të mos plotësonte për shembull atë pjesë që është presion i vërtetë për njohjen e Kosovës.
Të normalizojnë marrëdhëniet me Kosovën dhe ta njohë atë, apo ta pengojë Kosovën në procesin e anëtarësimit sepse këto janë kritere që nuk duhet t'i shmangë, ëh dhe ky është i vetmi si të thuash favor që Edi Rama ja shtron dhe ja jep drejtpërdrejt Vuçiçit në dorë, duke bërë një dëm jashtëzakonisht të madh Kosovës, po dhe çështjes shqiptare, se në fund të fundit kjo është çështje e interesit tonë kombëtar.
Nuk është thjesht çështja e Kosovës si një shtet tjetër me të cilin ne mund të jemi të ftohtë apo nuk kemi marrëdhënie. Kosova është pjesë e të qenurit ëh, pjesë e interesit kombëtar, është një vend vëlla i Shqipërisë me të cilin, i vetmi vend ndoshta që ne kemi vënë marrëdhënie vëllazërore dhe kjo duhet të reflektohet në të gjitha dimensionet. Por ai nuk frenohet për t'i bërë të tilla lëvizje.
E kemi parë dhe më herët, t'i bëjë veçanërisht në momente kur Serbia gjendet në pozitat e veta më të dobëta në raport me Bashkimin Europian. Serbia ka të njëjtat probleme si ne, ka probleme me disa reforma antidemokratike siç e ka quajtur BE-ja që Vuçiç ka marrë në raport me drejtësinë, ka probleme me zgjedhjet siç e përsërita që dje shënuan një tjetër pikë shumë të ulët në vlerësimin që do të marrë Serbia edhe nga OSBE/ODIHR-i por dhe nga Bashkimi Europian dhe me shumë gjasa ka mundësi që Serbisë t'i bllokohet zyrtarisht procesi i anëtarësimit në BE, sepse kjo është kërkuar disa herë qoftë edhe nga eurodeputetë të Parlamentit Europian, kështu që mund të ketë një prapësim serioz në këtë proces.
Si për shembull Kroacia, e kemi thënë dhe herë tjetër, u bë vend anëtar i Bashkimit Europian në vitin 2013, por u bë vend i Shengenit në vitin 2023.
Bullgaria dhe Rumania u bënë vende anëtare të Bashkimit Europian në 2007-ën, por u bënë vende anëtare të Shengenit në 2025-ën, pra shumë vite më vonë. Dhe ky është një proces edhe më skrupuloz që ndiqet nga Bashkimi Europian për shkak të elementëve të shtuar të sigurisë që ata kanë dhe nuk të bëjnë lehtësisht pjesë të sistemit të vet të sigurisë.’ tha ndër të tjera Ilda Zhulali në SYRI TV.