Prezantimi para strukturave të PD/ Çylybyli: Çdo garë dhe përfaqësim, ka një mision, shpëtimin e Shqipërisë nga krimi e korrupsioni
Kryetari i sapozgjedhur i PD, Dega Shkodër, Ardit Çylybyli është prezantuar me demokratët e Postribës.
Teksa ka ndarë detaje nga takimi me ta në rrjetet sociale, Çylybyli shkruan se me demokratët e Postribës qëndrestare, siç ai preferoi t’i cilësonte, ka zhvilluar beteja të shumta, ku është arritur të dilet faqebardhë në këtë zonë të Shkodrës.
Bashkëbisedimi me ta u përqendrua në riorganizimin e PD së Shkodrës, me fokus, zgjedhjet e brendshme në çdo nivel, përkujtimi i 2 Prillit, si dhe mobilizimi për protestën kombëtare të 17 Prillit në Tiranë.
‘Partia Demokratike në Shkodër ka potencialin, energjinë dhe vendosmërinë për t’u ringritur më e fortë dhe më pranë qytetarëve. PD është familja jonë e madhe politike që na bashkon rreth vlerave, dhe mbetet alternativa e vetme e përfaqësimit dinjitoz të çdo shqiptari të ndershëm’, thekson Çylybyli.
Sipas tij, ‘çdo garë, çdo përfaqësim, çdo rrugë e nisur, ka një mision, atë të shpëtimit të Shqipërisë nga kthetrat e krimit dhe korrupsionit!’
Statusi
Në Postribën qëndrestare, mes demokratëve me të cilët kemi zhvilluar beteja të shumta, e kemi arritur të dalim faqebardhë nga kjo zonë. Kënaqësi të prezantohesha përpara strukturave të kësaj njësie administrative së deputetin z.Bardh Spahia , z.Muhamet Uraj Kryetar grupseksioni dhe sekretarin politik z.Besnik Kastrati, e të bashkëbisedoja me anëtarësinë mbi riorganizimin e forcës tonë politike. Fokusi ynë janë zgjedhjet e brendshme në çdo nivel, përkujtimi i 2 Prillit, si dhe mobilizimi për protestën kombëtare të 17 Prillit në Tiranë. Partia Demokratike në Shkodër ka potencialin, energjinë dhe vendosmërinë për t’u ringritur më e fortë dhe më pranë qytetarëve. PD është familja jonë e madhe politike që na bashkon rreth vlerave, dhe mbetet alternativa e vetme e përfaqësimit dinjitoz të çdo shqiptari të ndershëm. Prandaj çdo garë, çdo përfaqësim, çdo rrugë e nisur, ka një mision, atë të shpëtimit të Shqipërisë nga kthetrat e krimit dhe korrupsionit! Faleminderit të gjithë strukturave për pjesëmarrjen, seriozitetin dhe përkushtimin. Bashkë, me përgjegjësi dhe vizion.