Berisha: Foltorja e të hënës do jetë në orën 19:00! Me datë 17 kemi ditën e kryengritjes së madhe paqësore
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar ndryshimin e orës së ‘Foltores’ së radhës që do të mbahet ditën e hënë në orën 19:00.
Ai paralajmëroi se protesta e radhës me 17 prill do të jetë ‘kryengritja e madhe paqësore’. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së u bëri thirrje qytetarëve të Tirana dhe gjithë vendit që të bashkohen kundër kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ‘vendi i tij është para ligjit’.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Me 17 kemi ditën e kryengritjes së madhe paqësore.
Ftoj qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të bashkohemi për t’i thënë Edi Ramës se vendi yt është para ligjit, para ligjit, para ligjit.
Të hënën tjetër, në ora 7 në këtë shesh, përsëri për t’i marrë fytyrën atij që nuk ka fytyrë, Edi Ramës.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.