Memelli: Shqiptarët jetojnë në krizë, Kryeministri fshihet pas propagandës dhe rrit çmimet
Gjatë fjalës së saj në Foltoren e radhës të opozitës, Zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli u shpreh se qeverisja aktuale po krijon një realitet të dhimbshëm për shqiptarët, ndryshe nga propaganda e Kryeministrit për “rritje” dhe “suksese”.
Ajo denoncoi rritjen e çmimeve, shkatërrimin e bujqësisë, krizën në arsimin dhe shëndetësinë, papunësinë e të rinjve, dhe korrupsionin që ushqen një pakicë të privilegjuar.
Memelli theksoi se qytetarët jetojnë në një realitet të hidhur që Kryeministri zgjedh të mos e shohë, duke mbrojtur vetëm interesat e pushtetit të tij, dhe paralajmëroi se ai do të mbajë përgjegjësi për këtë situatë.
Fjala e plotë:
Mirëmbrëma qëndrestarë!
Mirëmbrëma motra dhe vëllezër!
Doja ta nisja me një pyetje për zotin Kryeministër:
Vërtet mendon se mund të fshihesh mbas propogandës?
Ju lutem zgjoni Kryeministrin nga endrrat e mirëqenies ekonomike në "Shqipërinë e tij" që e sheh nga xhamat e zinj të makinës apo nga dritaret e zyrës.
Në Shqipërinë e tij ka "rritje", ka "suksese", ka "zhvillim"
Ndërsa në Shqipërinë tonë, në Shqipërinë e shqiptarëve, është një realitet tjetër.
Dil zotrote dhe shiko realitetin që ke krijuar vetë!
Sepse ky vend sot nuk jeton në “suksesin” që ti reklamon, jeton në krizën që ti e ke thelluar!
Çmimet nuk janë rritur rastësisht.
Janë rritur nën qeverisjen tënde!
Janë rritur me bekimin tënd!
Sepse ti ke zgjedhur të mos mbrosh qytetarët, por të mbrosh interesat që të mbajnë në pushtet!
Sot, në Shqipërinë tënde, shqiptarët jerojnë me standarde europiane, ndërsa në Shqipërinë tonë një familje punon gjithë muajin dhe nuk përballon dot jetesën!
Një pensionist ndan lekët mes ushqimeve me çmimet në stratosferë dhe ilaçeve.
Të rinjtë, ata që kanë mbetur, mendohen të rrinë apo të ikin sepse arsimi është në gjendje alarmante.
Bujqësia?
Është në faza zhdukjeje.
Shëndetësia?
Mos guxojë kush të sëmuret mbas datës 20 të çdo muaji, funksionon me kalendar.
Nuk kemi buxhet tha ministrja për analiza.
Drejtësia?
Si nocion po, e njohim.
Nafta?
Nafta është luks, mos përdorni makinat, na lehtësoni trafikun, pastrohet edhe ajri dhe Kryeministri nuk dëgjon më ankesa, së është i ngarkuar ju lutem, ka halle qeverie.
Ka hall si të justifikojë korrupsionin, si të nxjerri të larë ata që nuk mjafton uji i oqeanit ti lajë.
E ne ankohemi kot, ka hall mbi hall.
Rritje ekonomike” thote i ashtuquajturi Kryeministër.
Për kë është kjo rritje zotëri?
Për qytetarët që varfërohen çdo ditë?
Apo për një grusht njerëzish që pasurohen nën hijen e pushtetit tënd?
Mos na fol më për reforma!
Mos na fol më për suksese imagjinare, se e dimë të gjithë se si po jetohet në Shqipëri.
Arroganca dhe prepotenca të kanë shkëputur totalisht nga realiteti dhe lidhja me qytetarët!
Ske faj se shumë ankesa kanë qytetarët!
Zgjoheni zotërinë dhe po mos dëgjojë nga ne, thuajani ju që i tregoni përralla, se jo çdo përallë ka fund të lumtur.
Se përgjegjës për realitetin e Shqipërisë tonë është ai dhe se do vijë momenti të mbajë përgjegjësi.
Faleminderit!