Edin Dzeko: Nuk doja të luaja kundër Italisë
Kapiteni i Bosnjës, Edin Dzeko, ka dalë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjen finale kundër Italisë për Botërorin.
Ai nuk kishte si të mos ndalej te festa e Dimarkos dhe lojtarëve të tjerë në momentin që Bosnja eliminoi Uellsin.
“Secili ka preferencat e veta, me kë dëshiron të luajë dhe me kë jo. Duhet të jesh i zgjuar, veçanërisht sot me mediat sociale, sepse gjithçka mund të rrëshqasë në një drejtim tjetër. Por për mua, është gjithçka normale. Të gjithë e pamë çfarë ndodhi. Mund t’ju them sinqerisht se është krejtësisht normale.
Siç thashë edhe më parë, të gjithë kemi referencat tona. Ndoshta e imja ishte të mos luaja kundër Italisë në këtë finale. Nuk mund të festoj sepse po luaj kundër tyre. Por padyshim sot duhet të jemi të kujdesshëm, me rrjetet sociale gjithçka bëhet normale, ekzagjerohet në këtë mënyrë.
Italia nuk donte të luante kundër Uellsit, nuk e di pse. Ne shkuam atje, pa frikë, dhe fituam. Nuk e di pse Italia duhet të ketë frikë nga Uellsi ose Bosnja. Ata janë një ekip kombëtar i jashtëzakonshëm, që kanë fituar katër Kupa Bote, dhe nëse kanë frikë të luajnë kundër Uellsit, diçka nuk do të funksionojë. Ndoshta duhet të shohim gjithashtu se ata mund të kenë vështirësi në këtë ndeshje.
Ata kanë shumë në lojë pasi humbën dy Botërorë. Do të thotë se kanë frikë. Dimarko më shkroi se nuk kishte ndërmend të ofendonte askënd, unë iu përgjigja se do të flisnim dhe se nuk kishte problem”, deklaroi ai.