Shkrumbohet makina te teqeja e Kreshovës, mjeti u përfshi nga flakët kur drejtuesi doli për të ndezur qiri
Një mjet përfshihet nga flakët duke u djegur totalisht në parkimin e teqesë së fshatit Kreshovë në Kolonjë.
Sipas informacioneve për SYRI-n, konfirmohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërsa vetë drejtuesi ka deklaruar se ka hyrë në teqe për të ndezur qiri dhe në atë moment mjeti është përfshirë nga flakët.
Zjarrfikësja ka ndërhyrë duke bërë të mundur fikjen e zjarrit por mjeti është djegur totalisht. Nga ana e policisë po bëhen veprimet lidhur me rastin.