Berisha: Edi Rama të organizojë tryeza, por asnjë kapitull nuk mbyllet pa votimin unanim, pozitiv për IBAR-in
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një deklarate për mediat, shprehu qëndrimin e tij për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe veprimet e kryeministrit Edi Rama.
Berisha theksoi se vendimi i marrë nga Rama është një akt i papranueshëm që i jep përparësi interesave personale në dëm të qytetarëve shqiptarë dhe të të ardhmes së vendit.
Ai paralajmëroi se pas këtij vendimi, Rama është i gatshëm të marrë çdo masë për të ruajtur pozicionin e tij, pavarësisht dëmit që mund t’i shkaktojë Shqipërisë.
Berisha bëri të ditur se pavarësisht tryezave dhe diskutimeve që Rama mund të organizojë, asnjë kapitull nuk mund të mbyllet pa një votim unanim dhe pozitiv për Institucionin e Bashkimit të Arsimit dhe Rinisë (IBAR).
Deklarata për media:
Marsi Korreshi, SYRI TV: Në kulmin e akuzave të opozitës, por edhe qëndrimeve ndërkombëtare se, me vendimin për Belinda Ballukun, rrezikohet procesi i integrimit në BE, Edi Rama po mban një tryezë për progresin e negociatave ku e cilëson atë një proces historik, ku ka bërë dhe deklarata politike, që drejtësia duhet të rrisë profesionalizmin dhe paanshmërinë. E lexoni këtë si një përpjekje për të mbuluar të vërtetën, apo si një sfidë ndaj opozitës dhe ndërkombëtarëve.
Sali Berisha: Para së gjithash, këto janë akte primivite, propagandistike të turpshme dhe të shëmtuara të Edi Ramës.
Unë paralajmëroj shqiptarët se pas vendimi që mori për të mbrojtur me çdo kusht veten e tij dhe për të sakrifikuar çdo interes të qytetarëve shqiptarë, Edi Rama është i gatshëm të marrë çdo vendim tjetër.
Ndaj dhe thirrja ime ta ndalojmë. Ta ndalojmë dhe ti japim përgjigjen e merituar këtij delinkuenti, kreut të organizatës kriminale, Edi Ramës.
Edi Rama të organizojë tryeza dhe stërtryeza, asnjë kapitull nuk mbyllet pa votimin unanim, pozitiv për IBAR-in. Të gjitha të tjerat janë trillime, mashtrime të brendshme dhe kur vijnë nga jashtë, janë lobime korruptive të Edi Ramës.
Cilido që mendon ndryshe, le të studiojë pak historikun e BE-së.