Miqësorja Ukrainë-Shqipëri i besohet një arbitri spanjoll

UEFA ka zyrtarizuar sot kryesorin e ndeshjes mes Ukrainës dhe Shqipërisë.

Miqësorja, e cila do të luhet në Spanjë në “Estadi Ciutat de València”, do të gjykohet nga një arbitër vendas.

Kryesor i këtij dueli do të jetë Juan Martinez Munuera. Ndërkohë që asistentët e tij do të jenë Raul Cabanero dhe Alfredo Rodriguez Moreno.

Në rolin e arbitrit të katërt për këtë ndeshje, është emëruar Iosu Galech Apezteguia.