Baçi: Fermerët në Frakull drejt falimentit. Policia me gjoba, prodhimi i luleshtrydhes po kalbet në stok

Deputeti Luan Baçi denoncoi situatën në Frakull të Fierit, ku dhjetëra fermerë protestojnë për çmimin e ulët të luleshtrydhes, vetëm 800 lekë të vjetra/kg, sa kostoja e prodhimit.

Sipas tij, mungesa e subvencioneve ka çuar në bllokimin e tregut dhe qindra kuintalë prodhim kanë mbetur stok. Baçi akuzon policinë për presion ndaj protestuesve, me gjoba, heqje targash dhe prishje të ambienteve provizore të shitjes, si dhe për infiltrimin e civilëve në protestë.

Fermerët paralajmërojnë falimentim dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga shteti.

Postimi i plotë:

Fermerët e Frakullës në Fier janë ngritur në protestë.

Janë me dhjetëra fermerë që po falimentojnë..

Prodhimi i tyre shumë cilësor po grumbullohet vetëm me 800 lekë të vjetra/kg, kur kaq është kostoja e prodhimit.

Nuk kanë asnjë subvencion, asnjë ndihmë nga shteti dhe prodhimi i tyre është bllokuar.

Janë qindra kv luleshtrydhe të ngelura stok.

Protesta e tyre e ligjshme po bllokohet nga policia.

Policia u bën presion, të largohen duke u marrë targat e makinave dhe duke i gjobitur.

U bën presion duke u prishur ambientet provizore që kanë ngritur në tokat e tyre, për të shitur prodhimin e tyre..

Në mes të protestuesve kanë futur policë civilë, nga zona, që të hiqen si protestues dhe fermerë, për ta kompromentuar protestën.