Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren me Sllovakinë, Kurti premton dhe 1 milion për kualifikimin në Botëror
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për shpërblimin e kombëtares për fitoren 4-3 në Bratislavë me Sllovakinë.
Sipas këtij vendimi, janë ndarë 500 mijë euro për lojtarët e kombëtares së Kosovës.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka dhënë ka dhënë edhe një premtim tjetër për kombëtaren e Kosovës, në rast se në ndeshjen e nesërme fiton ndaj Turqisë
Ai ka premtuar 1 milion euro në rast se djemtë e Kosovës fitojnë kundër Turqisë nesër dhe, me këtë fitore, kualifikohen për në Botëror.
Përpos kësaj shume, ai tha se nëse Kosova shkon më tej, do të ketë edhe shpërblime të tjera.
“Në rast të kualifikimit në Kupën e Botës do të ndajmë edhe një milionë euro të tjera për përfaqësuesen tonë në futboll. Po zotohemi sot se nëse shkojmë tutje dhe kualifikohemi do të ketë shpërblime që nuk ua merr mendja për sukseset që do të pasojmë në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet në ShBA”, deklaroi shefi i qeverisë.