Akuzohet për spiunazh, Rusia dëbon nga vendi një diplomat britanik
Rusia ka dëbuar një diplomat britanik, të cilin Moska e ka akuzuar për spiunazh. Diplomatit iu revokua akreditimi dhe iu tha të largohej nga vendi brenda dy javësh.
Agjencia ruse e kundërzbulimit, FSB, pretendoi se diplomati britanik “ka dhënë informacion të rremë për veten”.
Moska e akuzoi gjithashtu atë për përpjekje për të mbledhur informacione rreth ekonomisë ruse.
FSB tha se kishte gjetur shenja se diplomati po “kryente aktivitete inteligjence dhe subversive që kërcënojnë sigurinë e Federatës Ruse”, raportuan mediat ruse.
Në veçanti, tha FSB-ja, diplomati ishte përpjekur të merrte informacione të ndjeshme në lidhje me ekonominë ruse gjatë takimeve joformale.