Tërmet i magnitudës 3.8 godet Shqipërinë, epiqendra midis Lushnjes dhe Elbasanit
Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter ka goditur Shqipërinë mëngjesin e sotëm.
Lëkundjet e forta janë ndjerë për disa sekonda dhe kanë pasur epiqendrën midis Lushnjes dhe Elbasanit, në një distancë rreth 10 km nga Lushnja dhe 28 kilometra nga Elbasani.
Zona e epiqendrës, që përfshin fshatrat e Belshit, ka pasur një aktivitet sizmik të ngjashëm edhe disa kohë më parë, duke shkaktuar shqetësim ndër banorët e zonës.
Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për dëme materiale, por lëkundjet kanë shkaktuar një ndjeshmëri të lartë ndër banorët.