Banorët e TID në protestë, Spahivogli: Qeveria po grabit pronat publike nën petkun e 'interesit publik'

Dhjetëra komunitete nga i gjithë vendi, nga veriu në jug, pritet të mblidhen në një protestë masive përpara Parlamentit të Shqipërisë të hënën, ora 18:30. Shqetësimi që i bashkon është i përbashkët dhe thelbësor: kërcënimi i pronave dhe shtëpive të tyre nga ligje dhe vendime që, nën petkun e “interesit publik”, rrezikojnë të shkaktojnë dëme të pariparueshme sociale dhe ekonomike.

E ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, urbanistja, Entela Spahivogli, u shpreh se protesta e nesërme përpara Parlamentit në Tiranë, e cila do të nisë në orën 18:30, ka për qëllim të nxjerrë në pah problemet e ligjit për shpronësimet dhe pasojat e tij mbi qytetarët.

 Ajo theksoi se koncepti i “interesit publik” përdoret në mënyrë të paqartë, duke rrezikuar pronat dhe strehimin e shqiptarëve, ndërkohë që qytetarët nuk mund të kundërshtojnë vendimet për shpronësim dhe mbeten të detyruar të ankohen vetëm mbi vlerën e kompensimit.

‘Protesta synon të tregojë se qytetarët nuk do të pranojnë indiferencën e ligjvënësve dhe kërkojnë përgjigje institucionale për të mbrojtur të drejtën e tyre mbi pronën.’-u shpreh ajo

Pjesë nga deklarata:

Në atë mbledhje, ose më mirë në atë protestë të përbashkët, ka shumë qëllime njëherësh. E para, që kauzat të bashkohen atje ku kanë nisur dhe ku mund të korrigjohet problemi. Pra, ligjet që kalojnë dhe miratohen dhe që prekin gjithë qytetarët shqiptarë fillojnë tek parlamenti shqiptar. Mund t’ju them një nga ligjet më të tmerrshme, që ka mbushur Gjykatën Administrative me plot raste procesesh gjyqësore për shpronësim: është ligji për shpronësimin. Unë mund ta citoj edhe me numër, datë dhe emër, por pak rëndësi ka për bisedën tonë. Unë di vetëm këtë: ai ligj, kur i vënë damkën “shpronësim për interes…”, damkën e quaj në thonjëza, sepse kur vendoset ky definicion “shpronësim për interes publik”, ka kopësuar mirë të gjitha nenet, që ti të mos kesh mundësi ta kundërshtosh arsyen përse ty t’u bë shpronësimi.

Pra ai të thotë: ti bë vetëm ankimimin e vlerës, por në asnjë mënyrë nuk e hedh poshtë shpronësimin për interes publik. Madje, ka në të pafund nene, po ndër to, në qoftë se dikur ishte shumë i specifikuar, kushti ishte “shpronësimi për interes publik”, tashmë është lënë kastile, i turbullt, që të interpretohet si, për shembull, në rastin e Durrësit, ku shpronësimi për interes publik është hapja e një hapësire të gjelbër. Pra, merren toka, troje, banesa. Është një dorë e dytë që po rri në ankth, që ka filluar në 2020-ën, që e kanë futur pa asnjë dëmtim nga tërmeti, me një projekt P2V për t’i prishur për arsyet e tërmetit. 100 banesa të tjera mbi amfiteatër, të cilat të gjitha shpronësohen; kur do t’i dali letra, do t’i dali “shpronësim për interes publik” për një fushë bari mbi amfiteatër.

 Pra, jo për një fushë që do të gërmojë më poshtë amfiteatrit. Madje atje kemi edhe aprovime, ndërkohë që objektet janë akoma në këmbë, janë akoma objektet e qytetarëve durrsakë në zonën e sipërme të amfiteatrit. Ka aprovime të KKT-së, Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit. Madje, pasi ta kenë pastruar dhe të kenë bërë një fushë me bar, ka pas saj edhe disa ndërtime dhe një rotondë mbi amfiteatër. Pra, nuk bëhet fjalë për të zbuluar amfiteatrin, por për të hapur një fushë bari. Desha t’ju shpjegoj pikërisht këtë. Shpronësimi për interes publik, zotni, nuk mund të jetë një fushë e hapur, sepse ajo nuk është as autostradë, nuk është as… domethënë, ligji e ka lënë të interpretohet. Dhe duke qenë se interpretohet, kujdo që i teket, le të themi në gjuhën popullore, të bëjë një plan zhvillimi në pronën e dikujt, e bën “shpronësim për interes publik” dhe kjo është ekspozim. Po, sepse edhe nga ana kushtetuese shpjegohet dhe juristët e dinë, prevalon e drejta e banimit përpara ankierisë publike.

Pra, kthehemi te debati që diskutuam në fillim. Përse duhet bërë kjo protestë përpara parlamentit? Sepse ligjet e krijuara gabim korrigjohen pikërisht nga ata parlamentarë. Në dëshirën dhe luftën që po bëjmë ne dhe në evidentimin e problemeve, një pjesë e deputetëve, padiskutim të opozitës, e pranojnë dhe madje përpiqen të na ndihmojnë në faktin se si mund ta shtrojmë ose si mund ta hedhim poshtë një ligj, për shembull ligjin ose VKM-në e shpronësimit, e cila u pranua edhe nga kryeministri dhe kryetarja e bashkisë, që është bërë me gabime. Pra ka dalë jashtë: de facto është e gabuar, de jure nuk pezullohet. Dhe kjo i rri njerëzve si shpatë mbi kokë, me vendimet e IMT-së, që për çfarëdo gjëje që do hidhet në tavolinë për të diskutuar, ata ta pranojnë. Dhe kjo është një mënyrë shumë e njohur nga 5 Maji, Kombinati dhe të tjerë. Pra, këto janë mënyra reprezaljeje, dëbimesh, që gati-gati i vura emrin; këto ngjajnë me internimet e kohës së komunizmit, ku njerëzit vetëm kamionët i çonin për t’i transportuar plaçkat, dhe le të quajmë internim-dëbim.

Por do të shpjegoja edhe diçka tjetër në lidhje me faktin përse kjo protestë duhet bërë atje. Kjo protestë duhet bërë përpara parlamentit për t’i treguar jo vetëm atyre, por të gjithë atyre që pretendojnë të na përfaqësojnë, që ne po bashkohemi. Dhe unë e pata thënë edhe në njërën nga protestat: në qoftë se ju nuk e bëni detyrën për të cilën paguheni, shqiptarët, banorët, do ta bëjnë vetë. Dhe si do ta bëjnë vetë? Ashtu siç e kanë nisur. Le të flasim për rastin e Kurdarisë. Rasti i Kurdarisë është tipik për një aprovimi të një zone në bashkinë e Klosit, në zonën e Matit, që jeton dhe nuk i rëndohet shtetit shqiptar; madje është një zonë që krijon dhe prodhon në mënyrën e vet, në mënyrën më ideale të jetës, sepse, duke e ditur dhe nga profesioni, të jesh self-sufficient, të jesh i vetë-mjaftueshëm…