FOTO/ Egjipti në errësirë/ Mbyll dyqane e restorante për të kursyer energji mes krizës rajonale
Qeveria egjiptiane ka urdhëruar mbylljen e dyqaneve, restoranteve dhe qendrave tregtare në orën 21:00, si pjesë e masave për kursimin e energjisë në kushtet e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Vendimi vjen në kuadër të asaj që autoritetet e kanë cilësuar si “masa të jashtëzakonshme”, të ndërmarra për të përballuar presionin në furnizimin me energji.
Pamjet e publikuara nga qytete të ndryshme tregojnë rrugë të zhytura në errësirë menjëherë pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja.
Përveç kufizimit të orareve të bizneseve, masat përfshijnë edhe uljen e intensitetit të ndriçimit publik dhe të reklamave përgjatë rrugëve.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se sa do të zgjasin këto kufizime, ndërsa situata energjetike mbetet e ndikuar nga zhvillimet në rajon./BBC