Tjetër krim i rëndë në Tiranë. Ja çfarë ka ndodhur në Don Bosko

Një tjetër krimi i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Një i ri është qëlluar disa herë me thikë në zonën e Don Boskos në kryeqytet.

Ende nuk dihet identiteti i tij, ndërsa policia thotë se ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një person të dyshuar.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë, nën kontrollin e mjekëve.

Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit dhe autorit të dyshuar.