Irani do të lejojë 20 anije pakistaneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Irani ka rënë dakord të lejojë 20 anije nën flamurin pakistanez të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Kështu u shpreht Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, në një postim në X. Sipas marrëveshjes, dy anije do të kalojnë ngushticën çdo ditë, shtoi ai.

“Ky është një gjest i mirëpritur dhe konstruktiv nga Irani dhe meriton vlerësim”, shkroi Dar.

“Është një paralajmërues paqeje dhe do të ndihmojë në sjelljen e stabilitetit në rajon.”, shtoi ai.

Pakistani ka vepruar si ndërmjetës i negociatave midis SHBA-së dhe Iranit, siç konfirmoi të enjten i dërguari i posaçëm Steve Witkoff.