SYRI TV/ Elbasan, nuk ndryshon tarifa e depozitimit të mbetjeve - këshilltarët opozitarë kundërshtojnë vendimin
Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar rinovimin e kontratës me shoqërinë “Eco Elb” për depozitimin e mbetjeve urbane, me 27 vota pro dhe 11 kundër. Tarifa do të mbetet 2600 lekë për ton pa TVSH, njësoj si vitin e kaluar teksa këshilltarët demokratë kanë kundërshtuar vendimin duke theksuar se procesi i incenerimit nuk kryhet prej 2 vitesh dhe taksat e qytetarëve po shkojnë për një proces që nuk kryhet I plotë
Syri tv
Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar rinovimin e kontratës me shoqërinë “Eco Elb” për depozitimin e mbetjeve urbane, me 27 vota pro dhe 11 kundër. Tarifa do të mbetet 2600 lekë për ton pa TVSH, njësoj si vitin e kaluar. Vendimi ka shkaktuar debate, pasi opozita kundërshton kontratën duke theksuar se incenerimi nuk funksionon prej më shumë se dy vitesh, ndërsa shumica socialiste votoi pro rinovimit.
Këshilltarët e Partisë Demokratike kundërshtuan kontratën, duke ngritur shqetësimin se qytetarët nuk duhet të paguajnë për një proces të paplotë, duke theksuar se trajtimi i mbetjeve është pjesë e kontratës dhe duhet të kryhet i plotë.
Edhe këshilltarë të tjerë të opozitës ngritën shqetësime për mungesën e kapaciteteve, rrezikun e ndotjes gjatë sezonit veror dhe kostot shtesë që mund të rëndojnë mbi qytetarët nga transferimi i mbetjeve në zona të tjera.