VIDEO/ Për naftën e ka fajin Irani-Rama ka justifikime për gjithçka: Për shtëpitë do japim kredi...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë pasdite në Asamblenë e Partisë Socialiste, në Njësinë 2, Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Rama u justifikua duke thënë se lufta në Iran ka ndikuar në rritjen e çmimeve të karburanteve.
Ndërkohë që bordi që krijoj pak ditë më parë në vend që ka si mision të gjejë hapësira për ta ulur çmimin e naftës e ka çuar gjatë ditës së sotme ne 218 lekë për litër. Një rritje prej 15 lekesh vetëm në 24 orë. Për këtë ai nuk ka asnjë shpjegim. dhe me një propagandë të shpifur nuk heziton të deklarojë.
Rama: Sepse qoftë me pandeminë apo tërmetin që ndodhi, qoftë me luftën në Ukrainë, ne kemi bërë reagime që kanë lehtësuar njerëzit dhe kanë ndihmuar që ekonomia të mos rrëzohet. Edhe me naftën e keni parë që me Bordin e Transparencës kemi menaxhuar çmimin.
Nuk harroi që të sulmonte edhe opozitën për çmimin e naftës. Duke premtuar ndonjë afër tjetër korruptive me markimin e naftës në treg.
Rama: Ne po përgatitemi të futemi në treg me komponent shtetëror, por edhe të fusim disa risi që kanë të bëjnë me kapacitete të reja teknologjike, qoftë me markimin e naftës, që për pak del produkti i parë i kompanisë publike që kemi bërë me Emiratet e Bashkuara, për të markuar naftën”.
Në Tiranë çmimet e apartamente kanë shkuar në stratosfere, Rama heshti për paratë e pista dhge flet jerm. Do ndërhymë ne treg, thotë ai. Por se si, se kur ai ose nuk e tregon ose nuk e di.
Ndërsa çmimet e apartamenteve kanë shkuar në nivele stratosferike për shkak të injektimit pa kriter të parave të pista, duke u pamundësuar çifteve të reja të blejnë një shtëpi, Kryeministri i vendit e ka pranuar këtë fakt.
Rama tha se në mënyrë në rregullt një çift i ri nuk mund të blejë një apartamente, duke nënkuptuar informalitetin në sektorin që drejton ekonominë.
Ai u shpreh se po hartohet një program strehimi për çiftet e reja, shumë prej të cilëve tashmë kanë zgjedhur eksodin. Dhe sigurisht që nuk do kenë nevojë për kreditë e kripura të Ramës.