VIDEO/ Huthët në luftë krah Iranit, përshkallëzohet kriza energjetike. Nesho: Prova e zjarrit për SHBA
Diplomati shqiptar Agim Nesho ka deklaruar se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, ku përfshihen edhe rebelët Houthi të mbështetur nga Irani, po hyn në një fazë të re që rrezikon të prodhojë një krizë globale energjetike.
Gjatë bisedës në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Nesho theksoi se zhvillimet e fundit tregojnë se lufta nuk po ecën sipas parashikimeve fillestare të SHBA-së. Sipas tij, pengesat lidhen me forcimin e elementëve më radikalë brenda regjimit iranian, veçanërisht Gardës Revolucionare, ndërsa një pjesë e elitës politike është e paralizuar ose në fshehje për shkak të goditjeve dhe eliminimeve.
Ai nënvizoi se, ndonëse intensiteti i sulmeve me raketa është ulur krahasuar me fazën e parë të konfliktit, strategjia ka ndryshuar: nga sulme masive në goditje më të fokusuara, me qëllim rritjen e presionit dhe destabilizimin e tregjeve globale të energjisë.
Sipas Neshos, situata aktuale nuk duhet parë si një luftë klasike për fitore ushtarake, por si një test i madh për rolin e Shteteve të Bashkuara në rendin e ri global. Ai theksoi se SHBA përballet me një ‘provë zjarri’ në një botë gjithnjë e më konkurruese mes fuqive të mëdha.
Diplomati evidentoi se objektivi kryesor i Uashingtonit mbetet ndalimi i programit bërthamor dhe i zhvillimit të raketave balistike nga Irani, ndërsa ndryshimi i regjimit nuk konsiderohet më një prioritet absolut.
‘Duket që premtimi i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i presidentit Trump që kjo luftë do të vazhdojë deri në katër javë, ka arritur disa pengesa dhe kjo vjen për arsye sepse një pjesë e mirë e regjimit tashmë drejtohet nga pjesa më militante, më e egër, që është garda kombëtare.
Një pjesë e administratës, duke ditur që shumë nga pjesëtarët dhe qeveritarët që janë të zinxhirit drejtues të vendit ose fshihen ose ruajnë në pamundësi për të komunikuar për arsye të eliminimeve fizike të tyre. Kemi arritur në një fazë që, sigurisht ka një rezistencë, për arsye se nga qindra e qindra raketa balistike që Irani dërgonte në javën e parë ndaj vendeve të të gjirit për të bërë presion, deri në Qipro, në një vend të Bashkimit Europian e të tjera, sot numri i raketave që hidhen janë rreth një duzinë, 12, nga 10 deri në 12 çdo ditë, por në mënyrë të fokusuar për të bërë, për të realizuar domethënë rritjen e presionit dhe mundësisht krijimin e një krize globale të energjisë.
Pra duhet të kemi parasysh një gjë për këtë krizë. Nuk është një çështje që Amerika do të fitojë një luftë me Iranin. Amerika sot është përpara një prove shumë të madhe që në rendin e ri global, të kompeticionit të fuqive, tre fuqive të mëdha, Presidenti Trump do të thotë që, bile ky rend është një polar dhe është vetëm fuqia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që sot dominon në botë.
Dhe po të shikosh, në të gjitha premtimet e tij elektorale që ka thënë, Panamaja, Venezuela, Irani, Kuba, e cila është gati për të rënë. Vetë autoritetet e Kubës kanë bërë lëshimet e para ku kërkojnë që investitorët amerikanë të rikthehen, të investojnë në shtet, në Kubë, të bëhet mënyra e hapur, të riatdhesohen njerëzit të cilët janë quajtur kriminelë dhe bashkëpunues me imperializmin e me të tjera.
Nuk ka energji elektrike, është gati për të rënë. Dhe sigurisht kjo është një grand strategji që e luan me dorë të fortë, një president që në një farë mënyre është ka një forcë të jashtëzakonshme, ka një mënyrë transaksionale për të për të negociuar, dhe jemi në një moment të tillë që lufta do të mbarojë kur të kur të shikohet tashmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur qëllimin e tyre kryesor. Dhe kush është qëllimi kryesor i tyre? Qëllimi kryesor i tyre është që të heqin dorë nga armët bërthamore dhe nga prodhimi i i armëve balistike.
Në lidhje me ndryshimin e regjimit, u tha në fillim, por kjo nuk është, sidomos për administratën Trump, kjo nuk është një dogmë. Ai do ta mbarojë atëherë kur ai e mendon. Dhe duhet të kemi të qartë, opinionin publik, ëh tre gjëra kryesore që vënë në lëvizje këtë administratë dhe këtë president.
Në radhë të parë, është opinioni publik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ai është i detyruar që ta respektojë dhe e respekton. Së dyti, janë tregjet globale, dhe kur kam parasysh tregjet globale, sidomos çështja e energjisë, e cila në një farë mënyre krijon një krizë, rrit inflacionin në vendin i çon vendet e tjera të botës domethënë në mungesë të prodhimeve, se energjia influencon në prodhimet e tjera industriale, bujqësore dhe kudo, dhe është faktori i dytë dhe së treti domethënë është që mund të kufizohet vetëm nga balanca e pushteteve që ka sidomos sistemi i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, u shpreh Agim Nesho në SYRI TV.