VIDEO - ‘Ku je o deputetja e krimit’/ Sara Mile flet si shoqe e Ramës: I kemi batutat shumë spontane bashkë
Deputetja e Rilindjes Sara Mile e cila mori shumë vota në Elbasan është akuzuar nga opozita por edhe nga një pjesë e medias se është sponsorizuar nga krimi i organizuar dhe se është përfaqësuese e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.
E pranishme në një emision televiziv ajo ka deklaruar se. “unë dhe kryeministri i kemi batuat shume spontane”, pasi është pyetur nga gazetaret në studio.
Kjo tregon për afrimitetin që ka Mile me kreun e rilindjes. Rama akuzuar shpesh që ne çdo zgjedhje parlamentare ka pjesë të grupit parlamentar të PS, edhe nëngrupin e krimit dhe narkotrafikut, ku thuhet se bënë pjesë edhe Mile.
Në deklaratën e saj, që ne bëjmë shumë batuta, lë të kuptohet se ajo ka një miqësi të madhe me Edi Ramën. Ndërkohë që opozita e ka cilësuar me shumë se njëherë se numri i madh i votave për deputeten e PS është nxitur e paguar nga bandat e Elbasanit.
Gjatë bisedës Mile nxori edhe një sekret të madh. “Në takimet që bëjmë ne si PS, kryeministri më thotë: Ku je o përfaqësuesja e krimit të Elbasanit”. Mile e tha ketë duke qeshur sikur ky të ishte ndonjë kompliment shumë i madh. Dhe ska faj se ajo e di të vertetën që ja thotë pa siklet kreu i qeverisë.