Kontroll celularëve të vartësve dhe njerëzve afër Ballukut/ A do çojnë provat drejt arrestimit të ish-numrit 2 të Ramës
Telefonat celularë dhe pajisje kompjuterike të zyrtarëve të ministrisë së Energjisë dhe Transporteve dhe disa prej biznesmenëve që kanë fituar 7 procedurat tenderuese për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë dhe Tunelin e Llogarasë në Vlorë do të zbërthehen nga ekspertët kibernetikë që shërbejnë në SPAK.
Bëhet fjalë për 80 pajisje, lap-topë, aparateve telefonike për të cilët prokurori Dritan Prençi ka urdhëruar kopjimin e të dhënave, kçyrjen dhe evidentimin e çdo materiali që ka vlerën e provës materiale.
Tashmë përmes këtij vendimi, SPAK shpreson të depërtojë në aparatet telefonike dhe kompjuterat e personave të sipërcituar, me shpresën e gjetjes së materialeve apo bisedave kompromentuese në afera korrupsioni mes biznesmenëve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Energjitikës dhe Infranstrukturës.
Strategjia e SPAK, synon kapjen e provave për korrupsion për Belinda Ballukun, me qëllim ngritjen e akuzave të tjera në afera korruptive.
Nëse SPAK, arrin ti gjejë këto prova përmes këtyre ekspertimeve dhe kqyrjeve telefonike apo kompjuterike, atëherë i lind e drejta për t’ju drejtuar me një kërkesë të dy Kuvendit të Shqipërisë, për t'i dhënë autorizimin e arrestimit të Belinda Ballukut.
Por deri sa të përfundojë kqyrja e paisjeve kompjuterike situata me dosjen e Belinda Ballukut, do vijojë të qëndrojë e nderë dhe pa ndonjë perspektivë në horizont.
Kjo është e vetmja çështje, ku SPAK mori goditje ballore nga maxhoranca qeverisëse në parlament, e cila ndryshe nga rastet e tjera refuzoi ti dorëzojë Belinda Ballukun prokurorisë së posaçme.
Aktualisht Belinda Balluku, akuzohet vetëm për “Shkelje të Pabarazisë në tendera dhe Ankande publike” për tunelin e Llogarasë, dhe 7 lotet e ndërtimit të Unazës së Re në Tiranë.
Po çfarë synon SPAK?
Përmes këtij vendimi, SPAK shpreson të depërtojë në aparatet telefonike dhe kompjuterat e personave të afërt me Ballukun me shpresën e gjetjes së materialeve apo bisedave kompromentuese në afera korrupsioni mes biznesmenëve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Energjitikës dhe Infranstrukturës.
Strategjia e SPAK, synon kapjen e provave për korrupsion për Belinda Ballukun, me qëllim ngritjen e akuzave të tjera në afera korruptive.
Nëse SPAK, arrin ti gjejë këto prova përmes këtyre ekspertimeve dhe kqyrjeve telefonike apo kompjuterike, atëherë i lind e drejta për t’ju drejtuar me një kërkesë të dy Kuvendit të Shqipërisë, për ti dhënë autorizimin e arrestimit të Belinda Ballukut, informon gazetari i Syrit, Elton Qyno.
Por deri sa të përfundojë kqyrja e paisjeve kompjuterike situata me dosjen e Belinda Ballukut, do vijojë të qëndrojë e nderë dhe pa ndonjë perspektivë në horizont.
Kjo është e vetmja çështje, ku SPAK mori goditje ballore nga maxhoranca qeverisëse në parlament, e cila ndryshe nga rastet e tjera refuzoi ti dorëzojë Belinda Ballukun prokurorisë së posaçme.
Aktualisht Belinda Balluku, akuzohet vetëm për “Shkelje të Pabarazisë në tendera dhe Ankande publike” për tunelin e Llogarasë, dhe 7 lotet e ndërtimit të Unazës së Re në Tiranë.
Pak ditë më parë gjyqtari Erjon Çela vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë SPAK, për të lejuar ekspertimin e paisjeve kompjuterike dhe elektronike të sekuestruara në periudhën Dhjetor 2025 deri Janar 2026.