'Do fillojmë punën për kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale', Berisha: Zonjat, vendet më të rëndësishme në PD
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp theksoi rëndësinë e grave në politikë dhe përkushtimin e PD-së për të hapur më shumë vendet drejtuese për to. Ai njoftoi se në zgjedhjet e fundit të degëve, numri i grave kryetare ka arritur rekord dhe ato kanë fituar besimin e anëtarësisë.
Përsa i përket pensionistëve dhe invalidëve, Berisha kritikoi qeverinë aktuale për pensionet e ulëta dhe theksoi se PD do të rrisë pensionet dhe pagat e ulëta, duke synuar që shqiptarët të jenë mbi zonën e varfërisë dhe të arrijnë standardet e vendeve të tjera në rajon.
FJALA E BERISHËS:
Adelina Dragoshi: Zoti Berisha, si e shihni rolin e grave të reja në politikë sot dhe a mendoni se PD duhet të ketë më shumë zëra të rinj që duan të kontribuojnë aktivisht?
Sali Berisha: Mendoj se roli i grave është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i tillë ai është edhe në PD.
Por hapja e PD u siguroj se do jetë një nga qëndrimet më të vendosura dhe të palëkundura të miat dhe të PD.
Pra, do bëjmë gjithçka që sa më shumë vajza, zonja, të marrin vendet më të rëndësishme.
Kam kënaqësi t’u informoj se në këto zgjedhje të degëve të PD për kryetar, kanë dalë më shumë se kurrë ndonjëherë zonja të nderuara në krye të këtyre degëve dhe kanë fituar besimin e merituar të anëtarësisë.
Uesli Arben Shurdho: Çfarë programi konkret do ketë PD për invalidët dhe pensionistët se dihet që Nastradini vetëm mashtron dhe vjedh taksat e shqiptarëve të varfër dhe nuk i teprojnë lekë për këto shtresa?
Sali Berisha: Faleminderit shumë për pyetjen. Janë në gjendje mjerimi qoftë pensionistët, qoftë invalidët. Pensionet e tyre janë cinike, qesharake.
Një pjesë e madhe e tyre detyrohen të mbledhin kanaçe se nuk blejnë dot ilaçet. Të tjerë presin ndihma nga jashtë.
E theksova edhe njëherë, akti i parë nuk do ketë shqiptar nën 200 euro, çka do të thotë shqiptarët jashtë zonës së rrezikut të varfërisë.
Së dyti, nis vrapi i rritjes së pensioneve dhe rrogave të ulëta, pasi nëse do vazhdonte trendi, ato duhet të ishin sot minimumi 3 herë më të larta.
Në vitin 2013, ne arritëm të kemi rrogat më të larta në rajon, përfshi këtu edhe Rumaninë dhe Bullgarinë, dy vende të BE.
Arritëm të kemi pensionet më të larta në rajon, përfshi këtu Rumaninë dhe Bullgarinë.
Ai trend u bllokua dhe sot ne jemi në vendin e fundit për rroga dhe pensione.
E kam theksuar dhe e theksoj se për të gjithë, për ndihmën ekonomike, për invalidët, për pensionistët, për rrogëulëtit, vrapi ynë do ndalet vetëm kur ne të kalojmë mbi kombet e tjera për rroga dhe pensione.