Berisha: Filip Çakulli është një manipulator dhe bixhozxhi i sëmurë! Klubin Partizani e ka familja Rama

Kryetari i Sali Berisha deklaroi se Filip Çakulli është “manipulator dhe bixhozxhi i sëmurë”, duke shtuar se përfitues kryesor i aktiviteteve të tij në klubin e Partizanit janë Olsi dhe Edi Rama.

Berisha tha se klubi është në praktikë “i familjes Rama”, duke bërë një paralelizëm edhe me situatën e Dinamos, që sipas tij ka përfunduar nën kontrollin e familjes Rama përmes Ergys Agasit.

FJALA E BERISHËS:

Albanian Americans: Doktor, megjithëse jemi tifozë, duhet të dilje ti për pastrimin e parave në klubet e futbollit, që të merrnim vesh se Filip Çakulli qenka drejtor bordi tek Partizani. A ka lënë ndonjë gjë pa marrë ky bixhozxhiu?

Sali Berisha: Filip Çakulli, ia thatë vetë ju ato, është një manipulator dhe bixhozxhi i sëmurë.

Por ai në bixhoz përdor vetëm sasinë që i lë Olsi Rama, se përfitues dhe parelarës kryesor është Olsi dhe Edi Rama aty. Të garantoj.

Gazin e kanë si figurant se edhe ai është një lupo. Gaz Demi.

Por ai është klubi i familjes Rama.

Sikundër e patë që klubi Dinamo ka përfunduar në kthetrat e familjes Rama me prestanomen e Ramës, Ergys Agasi.