Rama vijon hakmarrjen ndaj Spiropalit, e ul në fund të sallës pranë Zegjinesë
Kryeministri Edi Rama vijon hakmarrjen ndaj Elisa Spiropalit. Vendi i ish-kryetares së Kuvendit dhe ish-ministres së Jashtme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së ishte caktuar në fund të sallës në një rresht me Zegjine Çaushin.
Sigurisht nuk është rastësi, por një “poshtërim” që i bëhet pasi Elisa Spiropali theu urdhrin e grupit dhe nuk shkoi në senacën ku do të votohej imuniteti i Belinda Ballukut.
Edhe regjia e Partisë Socialiste u kujdes të servirë për mediat se ku ishte pozicionuar Elisa Spiropali.
Kujtojmë që edhe në seancën parlamentare kur Spiropali ulej për herë të parë mes deputetëve pas shkarkimit nga qeveria, Taulant Balla i kishte caktuar vend në fund të sallës mes deputetëve rishtarë.
Spiropali debatoi gjatë dhe nuk e pranoi atë vend derisa u detyrua të çohej Klodiana Spahiu për t’i liruar vendin.
Jemi në pranverë, por për Spiropalin nisi dimri i gjatë politik