", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/March/28/auto_Screenshot_251774697344.jpg", "width": 900, "height": 634 } }

'Ëndrra e Botërorit është afër'/ Muriqi: Me përkrahjen e tifozëve, gjithçka do të jetë më e lehtë

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, falënderoi tifozët për mbështetjen pas fitores 4-3 ndaj Sllovakisë dhe tha se ekipi është shumë pranë realizimit të një ëndrre historike.

Na ka mbetur edhe një hap i vogël për të arritur Kupën e Botës dhe për të shkruar histori. Shpresoj ta realizoj këtë qëllim personal dhe t’u japim lumturi njerëzve në Kosovë,” tha Muriqi.

Në një video të publikuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, ai theksoi rëndësinë e tifozëve dhe atmosferës në stadium për ndeshjen vendimtare ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri”: “I dimë cilësitë e Turqisë, por i njohim edhe pikat e dobëta të tyre. Me përkrahjen e tifozëve, gjithçka do të jetë më e lehtë.”

Kosova tashmë është vetëm një hap larg një arritjeje historike, dhe me udhëheqës si Muriqi, ëndrra e Botërorit duket më pranë se kurrë.

View this post on Instagram

A post shared by Federata e Futbollit e Kosovës (@ffk_kos)