I dënuar në Itali për vjedhje e prostitucion, lëvizte lirshëm në Tiranë, 43 vjeçari arrestohet tek 'Don Bosko'
Një 43 vjeçari kërkuar nga autoritetet italiane u arrestua në rrugën “Don Bosko” me qëllim ekstradimi.
43-vjeçari rezulton i dënuar me 11 vite dhe 10 muaj burgim për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes,të shfrytëzimit të prostitucionit dhe migracionit.
"Si rezultat i operacionit, në rrugën “Don Bosko” u bë e mundur kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi, i shtetasit Elton Miha, 43 vjeç, banues në Tiranë" informoi sot policia e Tiranës.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences/Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 11 vite e 10 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhje e rëndë", "Shfrytëzim prostitucioni", dhe "Shkelje e ligjit për migracionin", parashikuar nga Kodi Penal italian.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Operacioni policor u kodua “Vendimi”.