Besimtarët kremtojnë 'Udhën e Kryqit', arqipeshkvi i Shkodrës: Po ndahen familjet, prindërit po ikin për një jetë më të mirë

Përmes 14 ndalesave, besimtarët katolik të Shkodrës kanë kremtuar këtë të shtunë “Udhën e Kryqit” në Malin e Taraboshit, duke përkujtuar vuajtjet dhe mundimet e Jezu Krishtit, që nga momenti i dënimit dhe deri tek kryqëzimi.

Ky ritual ka një domethënie të veçantë për çdo besimtarë, të cilët luten për familjet e tyre.

Në fjalën e tij, arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Giovanni Peragine, tha se sot shumë familje përballen me sfida të thella ekonomike, me mungesë dialogu dhe plagë të fshehta që nuk duken.

"Shpesh familjet ndahen, sepse shumë prindër dhe të rinj detyrohen të largohen nga vendi i tyre për të kërkuar një jetë më të mirë, duke lënë pas mall, siguri dhe lot" - shtoi Peragine.

"Udha e Kryqit" i paraprin javës se bardhë të Pashkëve Katolike. Nga e hëna në të shtunë është java e madhe, ndërsa të dielën besimtarët katolik do të festojnë Pashkët.