E dërguan pa shenja jete në spital dhe e braktisën, identifikohet shtetasi grek - Do largohej nga Shqipëria...

Personi i cili u dërgua i pajetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Sarandës dhe më pas u braktis nga shoqëruesit është identifikuar si Pavllos Simeriontaqis nga Athina. 

48 vjeçari ndodhej në vendin tonë së bashku edhe me persona të tjerë.

Personat që e kanë shoqëronin u larguan menjëherë nga spirali, por më vonë u lokalizuan dhe morën në pyetje nga policia. Burime policore bëjnë me dije se shokët e tij kanë deklaruar se Simeriontakis ndodhej në Shqipëri së bashku me persona të tjerë, të cilët merren me tregtinë e sendeve të kuzhinës.

Ditët e fundit kishin qënë në Fier për tregti. Ditën e djeshme kishin qënë në Konispol dhe prej andej do largoheshin nga Qafë Bota drejt shtetit grek.

Ende pa u larguar nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur jetë.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës por edhe sipas pohimit të vetë shokëve të 48 vjeçarit ai prej vitesh vuante nga diabeti. Trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për ekspertizë.