Korçë/ Kërcet grushti në një servis makinash - 4 të plagosur, mes tyre pronari
Një përleshje e dhunshme ka shpërthyer brenda një servisi makinash në qytetin e Korçës, duke lënë katër persona të plagosur, përfshirë pronarin e servisit, Renaldo Xhixho. Tre të plagosurit e tjerë raportohen të jenë Ergys Themelko, Erion Demolli dhe Lidi Meno.
Ngjarja ka shkaktuar panik në lagjen 10, paraditen e sotme ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Sipas informacioneve paraprake, Xhixho, pronar i një servisi për shërbim tapicerie, është plagosur gjatë konfliktit me disa persona që kanë shkuar pranë servisit.
Tre personat që u konfliktuan me pronarin e servisit kanë çuar një mjet për ti ndryshuar ngjyrën ndërsa ditën e sotme kanë shkuar pranë servisit duke pretenduar se nuk u ka pëlqyer rezultati i punës dhe për këtë shkak janë konfliktuar.
Nga ana tjetër, mësohet se ata nuk kanë bërë as pagesën për shërbimin dhe kjo ka agravuar më tej situatën duke ccuar në konflikt dypalësh dhe në përdorim të mjetit të mprehtë (gërshërë).
Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosur janë katër persona: njëri me dëmtime në shpatull dhe krah, tjetri në fytyrë, ndërsa dy të tjerët kanë lëndime më të lehta.