Mister në Sarandë: 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit

Rreth orës  22:00 të mbrëmjes së djeshme më 27.03.2026, një person i pajetë i shoqëruar nga disa persona është shpurë në urgjencën e spitalit të Sarandës.

Shoqëruesit që  e çuan personin e pa jetë në spital ishin me një makinë të bardhë, e lanë trupin në spital dhe u larguan.

Personi i pajetë është identifikuar si  Pavllos Simeriontaqis 48 vjeç nga Athina. Menjëherë është njoftuar policia që ka shkuar në spital dhe po kryhen veprimet. 

Madje është  bërë edhe kqyrja e kamerave për të identifikuar mjetin me targa greke që çoi 48  vjeçarin në spital dhe u larguan me qëllim për të zbardhur më tej rastin.

Sipas bluve të Sarandës nuk ka shenja dhune, ndërsa dyshohet se shkak i vdekjes mund të ketë qenë arrest kardiak. Ende nuk dihet pse 48 vjeçari grek ndodhej në Sarandë. 

Duke qenë shtetas i huaj trupi i tij do të çohet me ambulancë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për ekspertizë.