Irani sulmon bazën ajrore në Arabi, mbi 10 ushtarë USA të plagosur - Rebelët Huthi hyjnë në luftë, sulmojnë Izraelin
Të paktën 15 ushtarë amerikanë janë plagosur pasi Irani sulmoi me raketa bazen ajrore në Arabinë Saudite,
Burime të cituara nga Associated Press bëjnë të ditur se Irani ka lëshuar 6 raketa balistike dhe 29 dronë kundër bazës ajrore të premten. Pesë nga të plagosurit janë rëndë.
Zyrtarët amerikanë fillimisht raportuan për të paktën 12 ushtarë të plagosur, dy prej tyre rëndë.
Baza ajore u sulmua edhe dy herë në fillim të javës, përfshirë një incident ku u plagosën 14 ushtarë amerikanë, bëjnë të ditur burimet. E vendosur rreth 96 kilometra nga kryeqyteti saudit Riad, baza administrohet nga Forcat Ajrore Mbretërore Saudite, por përdoret edhe nga trupat amerikane.
Ndërkohë, Pentagoni po vlerëson mundësinë e dislokimit të edhe 10.000 trupave të tjera në Lindjen e Mesme. Nëse kjo ndodh, Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë së shpejti në rreth 17.000 trupa në rajon: jo mjaftueshëm për një pushtim, por një numër i mjaftueshëm për të marrë nën kontroll pjesë të territorit, për të siguruar uraniumin iranian dhe për të marrë kontrollin e një prej ishujve të Teheranit. Reth 5 mijë marinsave dhe 2 mijë parashutistëve që janë dërguar tashmë në rajon.
Huthi sulmon Izraelin
Nga ana tjetër Rebelët jemenas, Huthi kanë konfirmuar se kanë ndërmarrë një sulm ndaj Izraelit, i pari prej tyre gjatë luftës tashmë njëmujore.
Grupi bëri të ditur se ka lëshuar një breshëri raketash balistike që synonin objektiva ushtarake izraelite të vendosura në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar. Më herët, ushtria izraelite kishte njoftuar se kishte zbuluar një raketë të lëshuar nga Jemeni.
Në një deklaratë, grupi i lidhur me Iranin tha se sulmi erdhi si pasojë e goditjes së infrastrukturës dhe vrasjes së civilëve në Liban, Iran, Irak dhe Palestinë. Grupi shtoi gjithashtu se operacioni i tij “do të vazhdojë derisa të arrihen objektivat e shpallura… dhe derisa të ndalet agresioni ndaj të gjitha fronteve të rezistencës”.
Ushtria izraelite raportoi për 9 ushtarë izraelitë të gjatë dy sulmeve të ndara në jug të Libanit. Deklarata nuk specifikon vendndodhjen e sulmeve, por u raportua vetëm disa orë pasi Hezbollahu tha se kishte zënë në pritë trupat izraelite në qytetin jugor Taybeh, rreth 6 km nga kufiri.