SYRI TV/ Pse është rritur numri i vetëvrasjeve? Sociologia tregon arsyet e fenomenit
Rritja e numrit të vetëvrasjeve kohët e fundit ka disa shkaqe. Sociologia Maria Dojçe shpjegon se këto raste nuk lidhen vetëm me gjendjen psikologjike individuale, por ndikohen drejtpërdrejt nga kushtet sociale dhe ekonomike. Gjithashtu ajo vë theksin edhe te mosfunksionim i institucioneve shtetërore, te cilat nuk marrin masa parandaluese
Nga SYRI TV
Shoqëria shqiptare është në një periudhe të vështire, ku përveç situatës së vështire ekonomikë, as institucionet shetetërore nuk u përgjigjen kërkesave të tyre. Sociologia Maria Dojçe shpjegon pse kohët e fundit ka pasur numër të shtuar të vetëvrasje duke theksuar se këto raste nuk lidhen vetëm me gjendjen psikologjike individuale, por ndikohen drejtëpërdrejt nga kushtet sociale dhe ekonomike.
Ajo thekson se në situata të tilla është e domosdoshme një analizë e plotë e gjendjes së familjes, duke përfshirë aspektin ekonomik, marrëdhëniet mes prindërve dhe kujdesin ndaj fëmijëve. Sipas saj, Shërbimi Social pranë bashkisë duhet të kishte ndërhyrë për të vlerësuar gjendjen psikologjike të prindërve dhe të fëmijëve, si dhe për të ofruar mbështetjen e nevojshme.
Në përfundim, ekspertët paralajmërojnë se pa një ndërhyrje të menjëhershme dhe të koordinuar nga institucionet përgjegjëse, rreziku për raste të tjera mbetet i lartë. Ata theksojnë rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie më mbështetëse dhe më empatike ndaj individëve në vështirësi.