Vendosja e vizave, Vasili-Ramës: Europa i vuri një zero të madhe delirit, tepsisë dhe timonit tënd

Petrit Vasili nuk e ka lënë rastin pa i kujtuar Edi Ramës se tepsia dhe timoni që ai ka marrë, nuk shërben për asgjë, pasi kreu i PS-së është në delir.

Duke komentuar lajmin se Holanda kërkon në mënyrë zyrtare vendosjen e vizave për lëvizjen e shqiptarëve, Vasili thotë se Europa po i vendos zeron, timonit dhe tepsisë së Edi Ramës.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:

Po hiqen vizat, kryeministër ku je ?!

Heqja e vizave për shqiptarët, një nga arritjet më madhore të pluralizmit, rrezikon të zhbëhet.

Ishte kjo arritje që çliroi shqiptarët nga poshtërimi në dyert e ambasadave dhe shembi izolimin e turpshëm dhe trajtimin tonë si qytetarë të dorës së tretë.

Paralajmërimet nga Europa kanë qenë pa fund, por shurdhëria dhe paaftësia kriminale e kryeministrit ka qenë fatale.

Në fund të fundit ai punët....e tija i ka fjollë, pavarësisht se qindra mijëra shqiptarë vuajnë skamjen e papunësisë dhe varfërisë.

Kryeministri ynë nuk ka veshë, por ka vetëm stomak dhe të madh madje.

Europa i vuri një zero të madhe delirit me timon e me tepsi.

Ç' taksirat ka populli të vuajë deliret dhe paranojat e një shkollëpakti, llafazan të pashërueshëm?