Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron për kolaps të mundshëm për shkak të mungesës së personelit

Shefi i ushtrisë së Izraelit paralajmëroi se ushtria mund të përballet me kolaps të brendshëm, nëse qeveria nuk arrin të adresojë mungesën në rritje të fuqisë punëtore, thanë raportet e medias të enjten.

Duke folur gjatë një takimi të kabinetit të sigurisë të mërkurën, Shefi i Shtabit, gjenerallejtënant Eyal Zamir tha: “Po ngre 10 flamuj të kuq, përpara se IDF të shembet në vetvete”, sipas The Jerusalem Post.

Burime ushtarake shprehën “shqetësim të jashtëzakonshëm” për mungesën, veçanërisht në mes të luftës së vazhdueshme, duke vënë në dukje se edhe në kohë paqeje, do të kërkoheshin më shumë trupa në fronte të shumta, duke përfshirë Gazën, Libanin, Sirinë dhe Bregun Perëndimor.

Zyrtarët paralajmëruan se pa personel shtesë, “do të ketë vende me boshllëqe të mëdha” në mbulimin operativ.

Mungesa i është atribuar pjesërisht mangësisë së legjislacionit, që zgjeron ndjeshëm rekrutimin ushtarak midis popullsisë haredi (ultra-ortodokse).

Një projektligj i propozuar që synonte rritjen e rekrutimit haremi, i “vënë mënjanë” nga kryeministri Benjamin Netanyahu për unitet gjatë luftës.

Personalitetet e opozitës kritikuan ashpër qeverinë pas komenteve të Zamirit, duke paralajmëruar për rreziqe më të gjera për sigurinë.

Anëtarët e Partisë Yesh Atid e përshkruan përpjekjen e bllokuar të rekrutimit ushtarak si "një rrezik për sigurinë", duke shtuar se "nuk është më e mundur të injorohet kjo".

Udhëheqësi i opozitës, Yair Lapid, tha: “Në katastrofën e ardhshme, qeveria nuk do të jetë në gjendje të thotë ‘Nuk e dinim’.”

Udhëheqësi i Yisrael Beytenu, Avigdor Liberman, bëri thirrje për rekrutim të përgjithshëm ushtarak, ndërsa ish-kryeministri Naftali Bennett pyeti: “Çfarë po prisni, për hir të Zotit?”

Ish-shefi ushtarak Gadi Eisenkot deklaroi se shërbimi i detyrueshëm për të gjithë “është nevoja e momentit”, ndërsa figura të tjera politike paralajmëruan se mbështetja te rezervistët po arrin nivele të paqëndrueshme./ AA.